TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enton Abilekaj dhe Artan Hoxha, duke komentuar legjitimitetin e Ramës për të qeverisur më tej, u shprehën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se protesta nuk është vetëm për të larguar Ramën, por edhe Berishën. Hoxha u shpreh se Rama nuk e njeh konceptin e dorëheqjes dhe do të mundohet të joshë protestuesit, për t’i përçarë.
Pjesë nga biseda
Abilekaj: Është vendimi i Ramës nëse do të japë dorëheqjen apo të kandidojë. Ai mund ta bëjë këtë betejë idesh dhe konceptesh dhe mund ta shndërrojmë në në betejë shifrash. Nëse merr 49 për qind dhe arrin të marrë 71 deputetë mund ta bëjë, por kjo nuk jep garanci që protesta pushon. Protesta nuk është sot për të larguar Ramën nga kryeministër, është për të mos lejuar më Ramën dhe Berishën.
Kurti: Është një parrullë “Shqipëria e re”, përtej konotacionit, ka një ide për një Shqipëri ndryshe, të re.
Rakipi: Edhe në Shqipërinë e vjetër, Andi, ju duhet t’i pranoni disa gjëra...
Kurti: Nuk mund të themi një mohim total.
Rakipi: Sepse gjëra të rëndësishme kanë ndodhur.
Kurti: Nuk po flasim për një realitet “tabula rasa”.
Rakipi: Nuk dua të justifikoj asnjë gjë, por dy personazhet Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë patur mbi 80 për qind të popullsisë shqiptare të ulur në gjunjë në momentin që kanë ardhur.
Lleshi: Një nga kërkesa tona është të ketë limit mandatesh. Kjo do të na shpëtonte nga një autokraci tjetër. Do të ishte një ndër fitoret më të mëdha.
Hoxha: Rasti i Orban në Hungari që mbështetej edhe nga Trump, vazhdimisht i bënin kërkesa dhe ai fitonte. U ndryshua kur erdhi kryeministri i ri. Unë them që në shtator do të bëjë ndryshime në qeveri. Këta që nuk i njeh as Rama vetë. Ai kë të gjejë, të blejë dhe do të thotë ja ku e keni, se i është bërë lëkurë shollë. Sa e njoh unë Ramën, ai nuk e njeh dorëheqjen si koncept. Rama do ta shfrytëzojë kohën në maksimum.
Abilekaj: Nuk ka shpëtim Rama politikisht. Vetëm humbet vota, nuk fiton. Sa më e largët të jetë dita që të largohet, protesta është aty dhe aq më shumë do të rrëzojë veten. A do të ikë ai Çaushesku, apo si Orbani? Ajo është zgjedhje e tij. Orbani u tregua më i zgjuar.