TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Ervin Goci, gjatë një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për protestën e qytetarëve dhe librin "The Albanian Files", të cilën e quajti "armë krimit" të Edi Ramës dhe shprehu habinë se si SPAK nuk e heton kryeministrin, pasi Sali Berisha nuk ka bërë asgjë më shumë dhe është vënë nën akuzë nga SPAK.
"Një pjesë të projekteve kanë qarkulluar, por në një libër nuk e dinim, që shkatërrimi i Shqipërisë do të ishte një përmbledhje dhe që do të manifestoheshin shkeljet ligjore dhe korrupsioni në mënyrë kaq të hapur... Ai libër është armë krimi e atij që e ka kryer dhe që ka bërë arkitektin e gjithë asaj, edhe pse thotë kam bërë parathënien. Ai që ka firmosur këto projekte është kryeministër.
Kam parë aty të paktën 20 shkelje. Projekte që nuk e dinim që mund të bëheshin në zona të mbrojtura dhe do të ndryshohej ligji, i ke aty që në vitin 2022. Ata e kanë ditur që do të ndërtonin atje pa ndryshuar ligji. Aty kemi të bëjmë me një korrupsion të pastër dhe me konflikt interesi të pastër, shpërdorim detyre minimumi.
Sali Berisha ka ndejtur në arrest shtëpie, për arsye se ka kaluar një akt normativ, që u kthente pronat pronarëve dhe u konsiderua si konflikt interesi dhe akt korruptiv për ti hapur rrugën dhëndrit të vet. Shikoni çfarë ndryshimi ka nga ajo që i ka ndodhur Berishës, me Ramën? Nuk shoh ndryshim, nuk e kuptoj se si nuk heton SPAK.
Si nuk ka asnjë lloj reagimi. Më bën përshtypje, e kam një kopje, ka dalë në shitje në para blerje, ai libër do të jetë akti i krimit të Edi Ramës dhe nuk do ti ndahet sa të jetë jeta.
Është shumë vonë për të kuptuar se ka bërë gabimin më fatal të jetës së vet.
Protestën e quaj guximatare. Njerëzit nuk janë dorëzuar, këtu janë me mijëra. Është fillim korriku me 39 gradë temperaturë. Nga pikëpamja e organizimit, nuk është bërë asnjë përpjekje, përveç dita dhe data. Hallka të tjera shoqërore po veprojnë, rrethe intelektualësh, arkitektësh, studentë universiteti, pra shoqëria po gëlon dhe po lëviz, po ashtu komunitetet në zonat e mbrojtura, edhe aty ka patur reagim. Ky lloj intensiteti, mobilizimi më duket se vijon dhe nuk ka rënë. Pas një muaji, tregon se shoqëria po bën një “social unrest”, trazirë sociale", tha Goci.