TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.
Debati rreth kësaj teme u krijua pasi Kuvendi i Shqipërisë publikoi disa ditw më parë një dokument zyrtar ku nderoi mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoq i regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima.
Peleshi tha se teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë.
Ai theksoi se mënyra e prezantimit të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim, teksa nënvizoi se periudha e komunizmit nuk duhet të kujtohet në mënyrë të kujdesshme.
Peleshi: Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë të këtij materiali, pa pasur parasysh të mbrojë apo të vlerësojë ndonjë figurë të veçantë, aq më tepër për Enver Hoxhën i cili është përmendur vetëm për shkak të vitit të lindjes.Teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë, por me sa rezultoi nga shërbimet përkatëse nuk është mbajtur siç duhet teksti. Mënyra e prezantimi të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim. Ajo periudhë nuk duhet kujtuar në mënyrë të kujdesshme.
Por Berisha nuk ra aspak dakord me sqarimin që bëri kreu i Kuvendit. “Ti e hape parlamentin me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti në agjendë me urdhër të Ramës. Nuk është gabim i librarisë, por ka një ligj. Është një ligj që dënon propagandën për diktaturën e Enver Hoxhës. Si mund të futet ai në Kuvend? Po të futej Hitleri në Bundestag? Ça do të ndodhte? Në prill të 1991, samiti i IDU-së e ka quajtur Hitler, Enver Hoxhën. Si mund të futet ai?”, tha ai.
Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare”, dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në e-mailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Enver Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së Punës.