AKTUALITET, 9 Tetor 2025, 10:22

VIDEO/ "Shërbeu me përkushtim", Parlamenti nis seancën me një minutë heshtje në nder të gjykatësit të vrarë, Astrit Kalaja

VIDEO/ "Shërbeu me përkushtim", Parlamenti nis seancën

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nisi sot me një minutë heshtje në nderim të gjykatësit Astrit Kalaja, i cili u vra tre ditë më parë brenda sallës së gjyqit, menjëherë pas shpalljes së vendimit.

Ngjarja tronditëse ndodhi në ambientet e Gjykatës, ku gjykatësi Kalaja ishte duke përfunduar seancën gjyqësore. Autori i krimit, Elvis Shkambi, ka qëlluar për vdekje gjykatësin, pak momente pasi ky i fundit kishte dhënë vendimin gjyqësor ndaj tij.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe deputetët shprehën solidaritetin dhe dhimbjen për humbjen e gjykatësit, duke dënuar ashpër aktin e dhunshëm që godet themelet e shtetit të së drejtës.

“Vrasja e një gjyqtari u dënua nga i gjithë spektri politik dhe mbarë opinioni publik në vendin tonë.

Gjyqtari Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet. Në shenjë respekti ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Peleshi.

Peleshi pati edhe një sqarim për përfshirjen e Enver Hoxhës në botimin e Kuvendit, si një nga personalitetet e lindur në tetor.

Ai iu përgjigj ankesë së Belind Këllicit duke thënë se i ka kërkuar sekretariatit ta rishikojë tekstin, edhe pse ai ka dalë nga Fjalori Enciklopedik si tekst neutral dhe pa asnje interpretim.