TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të pranonte të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, nëse një ofertë e tillë do t’i bëhej nga partia apo opozita. Gjatë një interviste në emisionin “Now”, Salianji u shpreh se aktualisht mbështet kandidaturën e Florian Binajt, të cilin e cilësoi si “të jashtëzakonshëm”.
Ai theksoi më tej se për herë të parë në kryeqytet po zhvillohen zgjedhje të pjesshme, ndërsa u shpreh optimist për rezultatin e opozitës, duke thënë se në çdo qytet ku sundojnë autokratët fiton opozita.
Do ta kishe marrë përsipër të bëje kandidatin e Bashkisë Tiranë po të ta ofronin? Do ishe më mirë ti sesa Florjan Binaj?
"Ju e dini që mua mi kanë ndaluar këto gjëra. Florian Binaj është kandidat i jashtëzakonshëm. Përtej betejës për qytetin është një betejë politike e fortë. Një test, një mundësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti për herë të parë bën zgjedhje të pjesshme, çdo kryeqytet ku sundojnë autokratët, ka fituar opozita. Sepse duan më shumë liri, mundësi dhe duan t'i japin më shumë balancë pushteteve të caktuara dhe një kandidat që nuk është i një profili të fortë politik, nuk është partiak dhe s'ka detyrim ndaj një politike të caktuar, kjo i jep mundësinë çdo qytetari që të dalë të votojë për këto elementë që përmenda," tha Ervin Salianji.