AKTUALITET, 9 Tetor 2025, 09:54

Rama, batuta në Konferencën e NATO-s në Tiranë: S’jam gjeneral e asnjë lloj eksperti. I vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam thjesht artist

Rama, batuta në Konferencën e NATO-s në Tiranë: S’jam

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të fjalës së tij në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, ka shkëmbyer batuta teksa u shpreh se është i vetmi në qeverinë e tij që s’ka doktoraturë.

“Kjo duket se është një punë e të gjatëve, unë Rutte… na duhen edhe disa të tjerë të mundim më pas të gjithë në një ndeshje basketbolli. Një nder të kesh kaq shumë shtete të mbledhura këtu përmes jush.

Kënaqësi t’ju mirëpresësh dhe të dëgjoja mesazhin nga miku ynë i dashur Rutte. Supozohet të mbaj një fjalim të gjatë por do t’ju shpëtoj dhe do të përpiqem të flas sa më shkurt të jetë e mundur, diçka që nuk e kam virtyt.

Duhet të punoni shumë sot por ju duhet pak kohë të shijoni qytetin”, tha ai.

Rama, teksa fliste për sulmet kibernetike, theksoi se s’është gjeneral e asnjë lloj eksperti. Ndërsa shtoi se “jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”.

“Këto ishin ato çfarë doja të thosha. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik, asnjë lloj eksperti në fakt. Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”, përfundoi Rama.