AKTUALITET, 31 Gusht 2022, 19:31

Rasti i përdhunimit të së miturës në Prishtinë, protestuesit në Tiranë propozojnë nënshkrimin e një peticioni: 10-15 vite burg për ata që…

Rasti i përdhunimit të së miturës në Prishtinë,

Protestuesit në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë kanë propozuar nisjen e një peticioni për shtimin e dënimit me burg për rastet e përdhunimeve.

Një prej protestuesve deklaroi se ky duhet të jetë qëllimi i protestës. “Duhet një peticion 15 deri në 20 vjet burg për përdhunimin e të miturave”, tha ai.

Protesta ka nisur prej orës 19:00 në solidaritet me Prishtinën në lidhje me rastin e përdhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Ngjarja makabër ku një e mitur u përdhunua nga 5 persona ka bërë bashkë në shesh shumë qytetarë, mes tyre edhe personazhe të njohur.

Në protestën, e paralajmëruar fillimisht në rrjetet sociale nga shumë artistë dhe personazhe të njohur, ishin të pranishëm Monika Lubonja, Filloreta Raçi (Fifi), Fjoralba Ponari, Beatrix Ramosaj, Bora Zemani, ish-konkurrentet e Për’puthen Efi dhe Mikela, Anaid Kaloti, Zhaklinn Lekatari, Kledi Hysa, Jonida Shehu.