AKTUALITET, 31 Korrik 2023, 13:31

Rasti "Fuga" dhe dështimi i sistemit shëndetësor, aktivisti Goci: Për sa kohë do të vazhdojmë t'ja besojmë jetët këtij ingranazhi vrasës?!

Rasti "Fuga" dhe dështimi i sistemit shëndetësor,
Fotomontazh: Genc Fuga dhe Ervin Goci

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, duke reaguar për rastin urgjent të shpëtimit të jetës së aktorit Genc Fuga, vendosi përballë sistemin shëndetësor shtetëror të falimentuar dhe fitoren e privatit, duke shtruar pyetjen: për sa kohë do të vazhdojmë t'ja besojmë jetët këtij ingranazhi vrasës?!

Reagimi i Gocit

Pardje, brenda harkut te 24 oreve, pertej betejes se aktorit per jeten e tij, qe uroj ta kete sa me te gjate, u zhvillua nje perballje me permasa shoqerore mes nevojes se individit per te gezuar kontributet qe ia kalon publikut dhe sistemit te kalbur shendetesor te privatizuar ne esence.
Betejen sigurisht e fitoi privati, pilaret e mrekullise shendetesore u zhduken, u zhyten shtate pashe nen dhe, nuk kishin per te thene gje ate dite, ushtari i tyre, qytetari i zakonshem bertiti publikisht qe komanda e ka tradhetuar, instanca eshte tretur, propaganduesit nuk diktohen, kane marre arratine..
Pikerisht ne momentin me fatal, kur gjithçka duket e humbur, situata e pakthyeshme, vjen energjia shoqerore qe nuk matet me cent apo numra, dhe siç ka ndodh gjithmone ne histori, kryen aktin e shpetimit, sepse te braktisja e aktorit gjen dramen e vet, dhe per instikt do ta(e) shpetoje..
Nuk ka asnje perfitim privat qe nuk merr diçka nga publiku, madje eshte e provuar qe gjenia individuale e ka burimin te kolektivja..mos u lodhni kot me kete kontradikte se e kane zgjidhur nobeliste kete pune., pyetja eshte: dhe per sa kohe do te vazhdojme t'ja besojme jetet ketij ingranazhi vrases?!