TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Petrit Vasili, nënkryetar i Partisë së Lirisë, akuzoi qeverinë dhe oligarkët e lidhur me të se po rritin çmimet e karburanteve, edhe pse në vendet fqinje ai është shumë më lirë. Vasili mori si shembull çmimin në Maqedoninë e Veriut ku nafta është 128 lekë litri, ndërsa në Shqipëri ka shkuar 185 lekë.
Reagimi i Vasilit
Askujt nuk i duhen dëfrimet verore të shkolles së hajduteve të qeverisë në Tepelenë.
Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar 185 lek/litri!
Ndërsa në Maqedoni është 128 lekë litri (74.5 denarë/litri).
Funksionimi de facto i dyshes qeveri-oligarki vazhdon plaçkitjen.
Të gjithë po vidhen përditë egërsisht nga shkolla e hajdutëve të qeverisë.
Edhe ata që punojnë në mediat e portalet e qeverisë vidhen pa mëshirë, sepse vërtet pronarët ngrohin xhepin me lekët e inceneratorëve, tenderave e koncesioneve, por punonjësit e thjeshtë të tyre, që marrin vetëm rrogën përballen perditë me hajduteritë e qeverisë.
Sot Shqiptarët kanë një qeveri, që projekton njerën vjedhje pas tjetrës dhe njerën më të rëndë se tjetra.
Përballja me shkollën e hajdutëve të qeverisë me në krye Ramën është e pashmangshme, kush i bishtnon kësaj përballje është pjesë e asaj shkolle njësoj grabitqar si ata.