AKTUALITET, 12 Gusht 2023, 10:38

VIDEO/ Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festën e 'Nonave' në Përmet

VIDEO/ Flamuri shqiptar me yllin komunist shfaqet në festën e

Festa e Nonës në Përmet, ka nisur dje datë 11 për të vijuar edhe në datat 12 dhe 13 gusht.

Por në led-in pas skenës, një detaj ka marrë vëmendjen. Një qytetar ka filmuar një detaj në monitorin që është vendosur në qytetin ku po mbahet festa e “Nonave”, e më pas videon e ka dërguar në "JOQ".

Në ekranin para të cilit performuan artistët e ftuar, është shfaqur flamuri shqiptar me yllin komunist mbi të.

Ylli komunist ka qenë simbol që është mbajtur në flamurin e Shqipërisë nga viti 1946 deri në vitin 1992. Aryseja se përse është bërë një zgjedhje e tillë nga organizatorët, ende nuk dihet.