AKTUALITET, 12 Gusht 2023, 11:10

Një person gjendet i vdekur pranë spitalit në Lushnje

Një person gjendet i vdekur pranë spitalit në Lushnje

Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë ambienteve të spitalit të Lushnjës.

Viktima është Sybi Haruni 65 vjeç endacak nga Lushnja, ku pas konstatimit të trupit të pajetë u njoftua policia.

Endacaku u gjet në orën 07.30 nga punonjësit e spitalit në afërsi të garazheve të ambulancave.

Mësohet se 65-vjeçari ka qenë i martuar dhe është divorcuar, ndërsa ka edhe një fëmijë.

Prej kohësh ai ishte i pastrehë dhe endej rrugëve. Ndërkohë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së tij, pritet të bëhet autopsia.