AKTUALITET, 26 Shtator 2023, 10:47

Rama vizitë zyrtare në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Rama vizitë zyrtare në Itali, pritet të takohet me homologen

Kryeministri Edi Rama niset sot në një vizitë zyrtare drejt  Italisë. Kreu i qeverisë shqiptare të zhvillojë një takim me homologen e tij Italiane, Giorgia Meloni.

Mësohet gjithashtu se Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit italian.

Po ashtu bëhet e ditur se Rama nuk do të marrë pjesë në homazhe që do të kryhen në nder të ish-presidentit Napolitano.

Kujtojmë që gjatë kësaj vere kryeministrja e Italisë së bashke me familjen e saj zgjodhi që disa ditë pushimi t’i kalojë në jug të Shqipërisë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ku patën edhe disa takime së bashku.