TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Qori kritikoi qëndrimin e kryeministrit Rama pas sulmit, i cili bën sikur nuk e sheh tentativën e Serbisë për të destabilizuar Kosovën.
"Për zotin Rama ka ndodhur një tragjedi, që ndodh kur bie tërmet. Ajo nuk është tragjedi, por akt agresioni i mbështetur nga një shtet, me të cilin zoti Rama ka marrëdhënie miqësore.
Rama nuk ka treguar se kush po e destabilizon Kosovën. Destabiliteti është produkt i politikës agresive të Vuçiç. Rama duhet të ketë seriozitetin dhe guximin për ta vënë gishtin mbi plagë. E mbani mend sa lehtë e kishte Rama të vinte gishtin ndaj Rusisë në KS? Të njëjtën gjë nuk i thotë Serbiës, që të rreshtin së destabilizuari Kosovën,
Edhe me atë që nuk thotë, sërish po thotë diçka. Rama ka bërë një postim, pastaj ka vijuar me punët në Shqipëri, sikur situate është noramale.
Zoti Rama nuk ka dashur të shohë dhe ende sot bën sikur nuk sheh, që intersei numër një i Sërbisë është destabilizimi i Kosovës dhe Ballkanit.
Rama nuk e pranon, nëse do ta bënte, duhet të pranonte që politika e tij në raport me Serbinë, ka qenë krejtësisht e gabuar.
Rama do të japë idenë që çështja e Kosovës është çështje e jashtme.
Sot kur Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, kryeministri ynë po thotë ky nuk është problemi ynë", deklaroi ndër të tjera Qori.