TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini ka folur për mbylljen e çështjes McGonigal, ish zyrtari i lartë i FBI-së, i cili pranoi akuzat në një marrëveshje me prokurorët amerikanë, përfshirë edhe takimet me kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini deklaroi se çështja e McGonigal është tashmë e mbyllur dhe marrëveshja me prokurorët sekrete, por akuzat ndaj tij u vërtetuan, pasi i pranoi vetë.
"McGonigal ka pranuar që ka takur kryeministrin Rama dhe njerëzit e tij disa herë dhe nuk ka treguar. Ka pranuar gjithçka.
Prokurorët kanë bërë marrëveshje dhe aty secila palë lëshon. Prokuroria ka lëshuar të gjithë akuzat, përveç 225 mijë dollarët që ka marrë.
Pra çështja është e mbyllur dhe nuk do të merret vesh asgjë, por akuzat janë të vërtetuara.
Sot FBI është nën sulm të hapur politik, akuzohet si e njëanshme dhe e korruptuar. Vetë FBI që heton këtë, ka zgjedhur ta mbyllë në heshtje dhe me marrëveshje sekrete.
Por gjykatësja e ka pyetur për të gjitha dhe ai i ka pranuar", deklaroi Sejamini.