TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal do të njihet me vendimin e gjykatës amerikane në shkurt 2024 për dënimin e tij, pasi pranoi fajësinë për marrjen e 225 mijë dollarëve nga një shtetas shqiptar, Agron Neza.
Për gazetarin Klodian Tomorri, kryeministri Rama, që përmendej 14 herë në dokumentin e drejtësisë amerikane, e ka mbyllur këtë çështje ligjërisht, sepse askush nuk priste që kjo të kishte pasoja penale për z. Rama dhe që FBI-ja të vinte të arrestonte kryeministrin e një vendi tjetër, por deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Rama nuk është në pozicion komod me SHBA-të.
"Prokurorët i kanë të gjitha provat dhe më shumë se pamundësia për të zbuluar se çfarë ka bërë McGonigal, është ajo historia që të mos i tregosh rrobat e pista botës, që të mos i tregonin të gjitha sepse aty ka patur edhe të dhëna sensitive për sigurinë kombëtare, ndaj u mbyllën gjyqet edhe për lobimin rus dhe atë shqiptar si dhe nuk donin të bënin më publicitet negative për veten.
Sa i përket nëse e ka mbyllur kryeministri Rama këtë çështje ligjërisht, po, kjo është e mbyllur për të, sepse askush nuk priste që kjo të kishte pasoja penale për z. Rama, askush nuk priste që FBI-ja të vinte dhe të arrestonte një kryeministër të një vendi tjetër, por të mos harrojmë, z. Rama është kryeministri i vetëm në botë që e ka emrin në një dokument faji të gjykatës amerikane, ku thuhej se McGonigal ka patur kontakte jozyrtare me kryeministrin e Shqipërisë, që kanë darkuar më shumë se një herë dhe kanë bërë biseda politike, që është përdorur nga kryeministri i Shqipërisë për të ekzekutuar opozitën. Rama nuk është në pozicion komod, pavarësisht se çështja ligjërisht u mbyll.”-tha Tomorri.