AKTUALITET, 25 Shtator 2023, 23:05

Andi Tela: Nga 9 akuza, McGonigal ka pranuar vetëm njërën, atë që mori 225 mijë dollarë nga shqiptari Agron Neza

Andi Tela: Nga 9 akuza, McGonigal ka pranuar vetëm njërën,

Gazetari Andi Tela deklaroi në emisionin ‘Të Paekspozuarit” se ish-zyrtari I FBI-së, Charles McGonigal pranoi fajësinë në drejtësinë amerikane, sipas një pakti mes avokatëve të tij dhe prokurorëve të shtetit, një paktikë e zbatuar gjerësisht vitet e fundit. Tela tha se McGonigal pranoi vetëm një akuzë nga nëntë, atë që mori 225 mijë dollar nga shqiptare Agron Neza.   

“Avokatët e McGonigal dhe prokurorët kanë bërë pakt. Në SHBA kjo është bërë procedurë e përditshme dhe nga 100 çështje, vetëm 2 shkojnë në gjyq, ndërsa të tjerat zgjidhen me marrëveshje mes prokurorëve dhe avokatëve, ku i akuzuari pranon fjësinë. McGonigal ka deklaruar se ka marrë 225 mijë dollarë nga shqiptari Agron Neza.

McGonigal ditën kur u arrestua u deklarua i pafajshëm dhe prokurorët nuk kanë patur prova për të provuar akuzat e tjera, ndryshe do të kërkonin një pakt për një dënim më të gjatë për disa akuza më tepër. Nga 9 akuza ky ka pranuar vetëm 1”-tha Tela.