AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 09:51

Rama uron SHBA-në për 4 Korrikun: Festë e veçantë edhe për shqiptarët

Rama uron SHBA-në për 4 Korrikun: Festë e veçantë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Rama thekson se 4 Korriku është një festë e veçantë edhe për shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhënien historike dhe miqësinë mes dy vendeve.

“Nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi”, uron Rama.

Ky është përvjetori i 250-të i Ditës së Pavarësisë së SHBA. Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nënshkrua në 4 korrik të vitit 1776, kur 13 koloni të Amerikës së Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Deklarata e Pavarësisë mbetet si referencë e demokracisë solide, e shtetit të së drejtës dhe të drejtave dhe lirive të individit.