TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinit, ku janë përfshirë gjashtë automjete.
Si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë mbetur të lënduar. Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, mes të lënduarve ndodhen edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Deri më tani nuk është raportuar për viktima, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme të lënduarve, si dhe për të normalizuar situatën në këtë segment rrugor.
Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren–Morinë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim. Policia po e menaxhon trafikun dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të shmangin këtë segment rrugor ose të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Policia e Kosovës pritet të publikojë më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.