TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte një 66-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, 66-vjeçari i identifikuar si Preng Ndreka, banues në Shënkoll ka mbetur i plagosur rëndë.
Ndreka është transportuar në spital për të marrë ndihmën e specilaizuar mjekësore, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.