TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për ‘Paketën e Maleve’.
Përmes një kërkese të nënshkruar nga 37 deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së, është argumentuar se Ligji për Paketën e Maleve është në shkelje të Kushtetutës
Në kërkesë është argumentuar se Ligji për Paketën e Maleve:
1. Cënon parimin e sigurisë juridike (shih nenin 4 tëKushtetutës);
2. Cënon parimin e barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit (shih nenin 18 të Kushtetutës);
3. Cënon të drejtën e pronës dhe procesin e rregullt ligjor (shih nenet 11, 41 dhe 42 të Kushtetutës);
4. Cënon të drejtën për informimin e gjendjes së mjedisit dhe mbrojtes së tij (shih nenet 56 dhe 59 tëKushtetutës);
5. Cënon parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore (shih nenet 13, 108, 111 dhe 113 të Kushtetutës);
6. Cënon parimin e hierarkisë së normave (shih nenin 81 dhe 116 të Kushtetutës).
Ndërkohë është caktuar edhe relatori që do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin për ‘Paketën e Maleve’.
Relatore e çështjes, sipas njoftimit të vetë Gjykatës Kushtetuese, do të jetë gjyqtarja Marsida Xhaferllari.