AKTUALITET, 3 Korrik 2026, 21:01

Kapen në Rinas dy valixhe me kanabis, vinin nga Kanadaja (Foto)

Kapen në  Rinas dy valixhe me kanabis, vinin nga Kanadaja (Foto)

Një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike është goditur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut.

Administrata Doganore, përmes Doganës Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, ka finalizuar operacionin që çoi në zbulimin e sasisë së konsiderueshme të lëndës narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto – Rinas, janë identifikuar dy valixhe që kanë ngjallur dyshime për përmbajtje të kundërligjshme.

Pas kontrollit fizik të kryer në prani të poseduesve të bagazheve, janë sekuestruar 46 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis sativa, e ndarë në 89 paketime.

Kapen në  Rinas dy valixhe me kanabis, vinin nga Kanadaja (Foto)

Personat e përfshirë, së bashku me lëndën narkotike të sekuestruar, i janë dorëzuar strukturave të Policisë së Shtetit për vijimin e veprimeve procedurale dhe hetimore.

Administrata Doganore ka deklaruar se mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe çdo veprimtarie tjetër të paligjshme.

Kapen në  Rinas dy valixhe me kanabis, vinin nga Kanadaja (Foto)