TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga një takim i zhvilluar me Presidentin e FIA, Mohammed Ben Sulayem në ambientet e Kryeministrisë.
Rama u shpreh se gjatë bisedimeve me Ben Sulayem janë përqëndruar te projekti i Automoto Parkut të Elbasanit.
Sipas tij ky projekt do t’i sjellë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit.
“Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, shkroi Rama.