AKTUALITET, 29 Janar 2024, 15:22

Fruthi, shkak të pavaksinuarit/ Mjekët: Ja pse prindërit shtyjnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi, shkak të pavaksinuarit/ Mjekët: Ja pse prindërit

Nuk ka raste të identifikuara të fruthit deri tani në qarkun e Elbasanit, por sistemi shëndetësor ka kaluar në gatishmëri pasi në shkolla e kopshte janë regjistruar fëmijë të pavaksinuar. Mjekët vërejnë që kohët e fundit janë shtuar rastet e prindërve që shtyjnë në kohë apo edhe anulojnë vaksinën e fruthit.

“Fatkeqësisht kemi fëmijë që nuk vaksinohen. dhe ky është problemi që ne jemi sot në shpërthime të tilla për të cilat kemi kohë bëjmë apel. Shikojmë nga ana e prindërve, por edhe nga ana e mjekut që është përgjegjës që ka tendencë për ta spostuar si vaksinë. Të mos themi pastaj që kemi raste fare të pavaksinuar dhe fëmija regjistrohet në shkollë e kopsht dhe bëhet kontigjent për përhapjen e infeksionit.


Pas shpërthimit të infeksionit shihet një interesim më i madh dhe shpresojmë që viti 2024 të shoqërohet me një mbulesë vaksinale më të mirë të fruthit, pra të kemi përmirësim të situatës. Sepse të jemi të sinqertë kemi pas një ulje të vaksinimit në vitet 2”, tha mjekja.