AKTUALITET, 29 Janar 2024, 17:03

Sherr mes dy të rinjve në Lezhë, plagoset njëri prej tyre

Sherr mes dy të rinjve në Lezhë, plagoset njëri prej tyre

Një konflikt i çastit mes dy persona në Lezhë ka çuar në plagosjen e njërit  prej tyre. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë.

Dyshohet se mes të rinjve ka pasur një konflikt fizik dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.