AKTUALITET, 29 Janar 2024, 16:37

VIDEOLAJM/ Iu hap rruga marrëveshjes për emigrantët me Italinë, kurorë me lule si në funeral, të rinjtë ironizojnë vendimin e Kushtetueses

VIDEOLAJM/ Iu hap rruga marrëveshjes për emigrantët me

Pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritë jeshile marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, disa të rinj kanë protestuar jashtë këtij institucioni. Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga LSA, të rinjtë kanë vendosur dhe një kurorë me lule, që përdoret për në ceremoni mortore, duke ironizuar kështu vendimin e Kushtetueses.  Kushtetuesja ka miratuar marrëveshjen, duke votuar 5-4, në favor të marrëveshjes “Rama- Meloni”.

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot (29 janar) kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.

Ndërkohë, dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy abstenime projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë.