TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se parashikon që asgjë nuk do të ndryshojë në raportin mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, pas fitores së VV në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 28 dhjetorit. Ai u shpreh se mes tyre nuk do të ketë paqe dhe bashkëpunim të sinqertë.
“Kurti me Ramën të dy mbledhin taksën dhe i centralizojnë. Kurti për të mos patur korrupsion paratë ua kthen qytetarëve në lëmoshë, Rama i investon për të bërë korrupsion. Në të dyja rastet dëmton ekonominë.
Atje ka një fobi ndaj investimeve të huaja se janë kundër korrupsionit. Vetëm ndërtime bëhen në Prishtinë.
Duke qenë në luftë për influencë të dy në hapësirën shqiptare nuk do të ketë kurrë paqe mes tyre nuk do të bashkëpunojnë, në mënyrë të sinqertë” – tha Abilekaj.