AKTUALITET, 5 Shtator 2023, 12:57

Rama: Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik

Rama: Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen

Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish fokusin te zhvillimi i turizmit në vendin tonë.

Kreu i qeverisë në profilin e tij në rrjetet sociale shkruan se sipas të dhënëve nga GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.

Gjithashtu ai shkruan se nga këto të dhëna rezulton se Tirana është renditur e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizë.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.