AKTUALITET, 1 Maj 2023, 11:57

Belo nuk i ndal premtimet populiste: Autobusi do të jetë falas edhe për të gjithë fshatrat e Tiranës!

Belo nuk i ndal premtimet populiste: Autobusi do të jetë falas edhe

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka deklaruar se plani i tij për autobus falas, përfshin edhe të gjithë fshatrat e Tiranës. 

Vij nga një diel dedikuar 100% zonës rurale, zonës më të harruar të Tiranës ku më vjen mirë që autobusi falas është mirëpritur në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak se është një lehtësi për të gjitha zonat e Tiranës, që janë periferike dhe rurale, se kishte dalë ky mashtruesi i Tiranës, kishte çuar njerëz nëpër fshatra, nëpër katunde dhe u thoshte “Belindi do t’ia bëjë qytetit, nuk do t’ua bëjë juve falas.

Autobusi do të jetë falas edhe për zonën e fshatit në Tiranë! E gjithë bashkia do ta ketë falas!

Dje kam qenë në Vishnjë, në Mënik, në Pezë... Të nderuar! Komunat që janë pjesë e bashkisë Tiranë do ta kenë autobusin pa pagesë. Edhe ata që më thoshin dje në Vishnjë që e kemi 1 mijë lekë, do ta kenë pa pagesë. Edhe ata që ishin në Mënik. Edhe ata në Pezë! Të gjithë qytetarët e bashkisë Tiranë.

Në pjesën që e kap Tirana, të gjithë do të përfitojnë nga ky shërbim! Dhe nga subvencionet për fermerët, edhe nga ndihma që do të japim për huamarrjen e fermerëve, edhe nga tregjet që do të bëjmë për produktet bio të Tiranës.

Por një mbështetje e jashtëzakonshme dhe një trishtim shumë i madh në fshatin Vishnje... sepse kam qenë në një shtëpi ku ishin 5 familje, pesë kurorë që jetonin ende në çadër pas tërmetit të vitit 2019!!! Ende në çadër!!!",-tha Këlliçi në Syri Tv.