AKTUALITET, 17 Gusht 2023, 23:04

Dëmtohet një 16-vjeçar në Tiranë, në Kuçovë plagoset me thikë 41-vjeçari

Dëmtohet një 16-vjeçar në Tiranë, në
Foto ilustruese

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në Ali Demi, ku gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij nuk dihet ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Një sherr me thika ndodhi sot edhe në Kuçovë. Konflikti i çastit ka ndodhur orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, ku ka mbetur i plagosur 41-vjeçari E.B. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Policia thotë se janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po këqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.