TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot kryeminstren e Italisë, Giorgia Meloni, e cila qëndroi katër ditë si e ftuara e tij në rezidencën qeveritare në Vlorë bashkë me familjen dhe të afërmit e saj.
"Faleminderit Giorgia, ishte një nder", shkroi Rama pak më parë në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto gjatë takimit të sotëm për një kafe lamtumire. Meloni është kryeministrja e parë e një vendi të madh që vjen për pushime në Shqipëri.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërriti në Portin e Vlorës pasditen e 14 gushtit, ku u prit nga kryeministri Edi Rama, pasi udhëoi nga Puglia me një traget të linjës Brindisi-Vlorë.
Sipas mediave italiane, ajo, përveç pushimeve, ka diskutuar me kryeministrin Rama dhe për tema të prespektivës së afërt të raporteve mes dy vendeve dhe projekteve të zhvillimit.
Pak para largimit kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, u takuan në Vlorë rreth orës 17.00 në një nga lokalet e qendrës historike të qytetit të Vlorës.