AKTUALITET, 17 Gusht 2023, 20:08

Mbajti peng në shtëpi nënën dhe motrën, arrestohet 37-vjeçari në Kuçovë

Mbajti peng në shtëpi nënën dhe motrën, arrestohet
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është raportuar në lagjen “11 janari” në Kuçovë. Një 37-vjeçar prej gati dy orësh ka mbajtur peng nënë dhe motrën e tij në banesë duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.

Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë. Autoritetet kanë arritur të neutralizojnë autorin vetëm 1 orë më vonë. Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar 37-vjeçari Gjeri Salla, i cili theksohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Prej dy javësh ai refuzonte të pinte ilaçet dhe ishte bërë agresiv.