AKTUALITET, 5 Maj 2023, 18:27

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, plagosen 2 persona, nisen drejt Traumës

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, plagosen 2 persona,

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit”, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. (foto ilustruese)

Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot- Rrëshen pranë Urës së Zogut, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Grupi hetimor dhe policia rrugore kanë kryer veprimet hetimore në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.