AKTUALITET, 31 Korrik 2022, 11:20

Rama: Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj

Rama: Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga punimet në Aeroportin e ri të Vlorës.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka publikuar një foto nga pista e ndërtuar e cila tashmë ka marrë formën e saj.

"Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj’" shkruan Rama.

Më 20 prill të vitit të kaluar u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.