AKTUALITET, 31 Korrik 2022, 08:43

Zjarret në vend/ Flakët nën kontroll nga krahu i Frashtanit, ndërhyn helikopteri për shuarje në Finiq

Zjarret në vend/ Flakët nën kontroll nga krahu i Frashtanit,

Situata nga zjarri në Dropull të Gjirokstrës duket se nuk është përmirësuar, pasi flakët vijojnë të përhapen.

Flakët e zjarrit kanë një ditë që janë aktive e ende nuk po shuhen. 

Zjarrëfikëst kanë punuar gjatë gjithë natës, pasi flakët rrezikonin edhe banesat në disa fshatra. Flakët janë vënë në kontroll nga krahu i fshatit Frashtan, por që zjarri vijon të përhapet me drejt Finiqit.

Një tjetër vatër zjarri po afrohet drejt Parkut të Syrit të Kaltër.

Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po furnizohet me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 11 fluturime dhe po punon për shuarjen e flakëve.