AKTUALITET, 30 Korrik 2022, 20:37

"Kush është spiuni N.L.?", Partia e Lirisë publikon karikaturat e Edi Ramës në revistën e Sigurimit: Meta s’e ka propozuar Genta Sulën! Mashtrimi me…

"Kush është spiuni N.L.?", Partia e Lirisë publikon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një reagim pas shkrimit të kryeministrit Rama për përfshirjen e Ilir Metës në Sigurimin e Shtetit, i ka drejtuar kreut të qeverisë pesë pyetje.

Blushi e nis duke pyetur kryeministrin Rama nëse ka marrë rrogë apo honornare nga Sigurimi i Shtetit për punën në revistën “Në shërbim të Popullit”. Ndërsa në pyetjet vijuese ai i drejtohet Ramës së çfarë e lidh atë me dosjen ‘Scavolini’ dhe spiunen Neta.

Reagimi i Blushit:

PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.

1 – Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

2 – Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

3 – Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

4 – A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

5 – Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!