TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mallakastër për kultivim të lëndëve narkotike.
Mësohet se kanabisi është gjetur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zhupanat.
Sipas policisë autori i dyshuar i kanabisit është 54-vjeçari me iniciale M.Sh.
Njoftimi i Plotë:
MALLAKASTËR Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 54 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në fshatin Zhupanat, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre është shtetasi M. Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.