TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku dy persona janë vrarë në një atentat me armë zjarri në Vlorë. Atentati ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ndërsa mësohet se autorët kanë qëlluar drejt një makine, ku ndodheshin dy personat.
Është gjetur edhe një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve.
Atentati ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ndërsa mësohet se autorët e kanë qëlluar makinën nga pas.
Ndërsa në spitalin e Vlorës është paraqitur edhe një person i plagosur.