AKTUALITET, 18 Gusht 2022, 10:26

FOTO/ Pas plumbave makina përfundoi në kanal, dalin pamjet nga atentati në Vlorë

FOTO/ Pas plumbave makina përfundoi në kanal, dalin pamjet nga

Kanë dalë pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati i dyfishtë këtë mëngjes.

Në pamje duket mjeti i viktimave që ka përfunduar në kanal, pasi ka humbur kontrollin pas të shtënave. Në vendin e ngjarjes, në aksin Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja ndodhet edhe auto-ambulanca.

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e këtij atentati. Ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje teksa ndodheshin në mjetin e tyre. Ende nuk janë identifikuar dy personat që kanë mbetur të vdekur apo i plagosuri.

Nuk dihen akoma detaje rreth dinamikës së ngjarjes. 

Pak minuta pas vrasjes është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve.

FOTO/ Pas plumbave makina përfundoi në kanal, dalin pamjet nga

FOTO/ Pas plumbave makina përfundoi në kanal, dalin pamjet nga

FOTO/ Pas plumbave makina përfundoi në kanal, dalin pamjet nga