TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ka të ndaluar vrasjet në vend. Pas dy vrasjeve mbrëmjen e kaluar në Sarandë dhe Elbasan, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (18 gusht), këtë herë në Vlorë ku janë vrarë dy persona.
Sipas policisë dy viktimat janë identifikuar si Shpati Lena, 37 vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë nënkalimit të Panajasë, personat janë vrarë brenda në makinë.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Autorët dyshohet se kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.
Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.