TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja mësohen nga atentati me dy viktima në Vlorë. Policia bën me dije se automjeti që u gjet i djegur në Çerven, i cili dyshohet se i përkiste autorëve, kishte targa italiane.
“Mjeti i gjendur i braktisur dhe i djegur, pas verifikimit rezulton të jetë me targa të huaja italiane, ndërsa të vrarë me armë zjarri kanë mbetur dy shtetas”, njofton policia.
Dy persona mbetën të vrarë brenda një automjeti tip “Benz” në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me tre armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.
Autorët i kanë ndjekur vikrimat derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.
Autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.