AKTUALITET, 28 Shkurt 2026, 09:07

Sulmet kundër Iranit, ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmet kundër Iranit, ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael të tregojnë kujdes dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare në Izrael. Në një njoftim për shtyp, MPJ bën të ditur se situata konsiderohet e jashtëzakonshme dhe kërkohet nga qytetarët shqiptarë të ndodhur në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të djekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe janë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë. MPJ nënvizon se këto kontakte duhet të përdoren vetëm nga qytetarët në Izrael dhe nuk mund të ofrojnë informacion për median.

Njoftimi i plotë:

*Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael*

Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

*Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:*
+972549042813
+972544806601

‼️ *Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.*

MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.