AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 18:18

Rama nxjerr video-n e Berishës: Si mund të shkohet pas një rrjedhjeje të tillë

Rama nxjerr video-n e Berishës: Si mund të shkohet pas një

Edi Rama ka shpërndarë një deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili vizitoi ditën e djeshme zonat e përmbytura na reshjet në Shkodër.

Rama ngre pyetjen si mund të ketë akoma individë që shkojnë pas Sali Berishës. “Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!”, ka shkruar Rama.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri Edi Rama krahasohen deklaratat e Berishës në vitin 2010 dhe ajo e bërë një ditë më parë.

“3700 metër kub shkarkime. Në 2-3 natës ato arritën 4500. Shumë vështirë nuk mund t’i mbash, nuk ke rrugë tjetër. Mund të na detyrojë për derdhje më të mëdha”, thoshte Berisha në vitin 2010.

“Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata me 3700 metër kub shkarkime. Thonë se u përmbytën nga shirat që ranë. Është krejtësisht e pavërtetë. Përmbytja është qeveritare”, tha Berisha dje.