AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 15:01

Moti i keq/ Shembet muri mbajtës pranë një banese në Lezhë

Moti i keq/ Shembet muri mbajtës pranë një banese në

Moti i keq përgjatë ditëve të fundit ka sjelle dhe problematika të shumta në disa qarqe.

Mësohet se në Lezhë është shembur muri mbajtës i një tokë private.

Ajo kishte gjatësi rreth 40 metra dhe lartësi 3 metra.

Megjithatë masivi i dheut nuk e ka rrezikuar banesen e Gjergj Kamberit ne Rraboshte, në njësinë administrative Kallmet, që ndodhej aty pranë.

Me të rënë niveli i reshjeve, nga bashkia do të dergohet një fadromë për pastrimin e vendit.