TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia e Shkodrës ka bërë një përditësim të situatës, pas përmbytjeve të ditëve të fundit të ndodhura në disa zona të qytetit.
Bashkia njofton se vërehet rritje e kuotave në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Drin, duke theksuar se sipërfaqja totale e përmbytur është rreth 1458 hektar.
Gjithashtu në njoftimin e Bashkisë bëhet me dije se janë evakuar 22 familje nga zonat e përmbytura, përkatësisht 84 persona.
Detaje nga Bashkia:
Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022, ora 12.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Vërehet rritje e kuotave në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Drin.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 10.00, shënon kuotën 7.71m, (nga 7.70 m qe ishte ne oren 10.00). (Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 10.00, shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.50 m qe ishte ne oren 10.00). (Kuota max 7.50 m).
Siperfaqe totale e përmbytur 1458 Ha, (nga 1458 Ha te ores 10.00)
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, (nga 700 Ha qe ishte ne oren 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit eshte e kalueshme
Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, (nga 120 Ha qe ishte ne oren 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit nuk ka presence te ujit,
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Verehet nje grreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.
Familje të evakuara aktualisht:
Janë 22 familje, (nga 23 familje te raporuara sipas ores 10.00) të evakuara, gjithsej 84 (nga 86 qe ishte ne oren 10.00) persona, kryesisht nga Njësitë Administrative:
Nj. Administrative Guri I Zi, 13 (nga 13 familje qe ishte ne oren 10.00), 57 persona, (nga 57 qe ishin ne oren 10.00), jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.
Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)
Lagja nr. 1, 1 familje (5 përsona), (nga 2 familje qe ishin ne oren 10.00)
Të akomoduar në konviktin 3 familje, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.