AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 19:54

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Protesta e 19-të, tensione te selia e PD-së, tubuesit përplasen me demokratët

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Protesta e 19-të,

Marshimi në ditën e 19-të të protestës është shoqëruar me tensione.

Protestuesit, pas ndalimit në Kuvend, kaluan edhe para selisë së PD-së, aty ku u përplasën verbalisht me disa demokratë që ndodheshin në ambientet e selisë.

“Rama n’burg, Berisha n’burg” ishin thirrjet e protestuesve para selisë.

Më pas, protestuesit kanë vazhduar marshimin drejt Kryeministrisë.