AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 19:03

Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, mazhoranca miraton në parim amnistinë, Shehaj thirrje Ramës: Jep dorëheqjen

Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, mazhoranca miraton në parim

Miratohet në parim Ligji për Amnistinë Penale. Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në votim, në këtë mënyrë ligji është miratuar me 84 vota.

84 pro, o abstenim, 0 kundër miratohet projektligji.

Teksa kryhej votimi, i vetmi në sallë nga opozita ishte kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Pasi Shehaj i bënte thirrje kryeministrit Rama që të jepte dorëheqje dhe të dëgjonte kërkesat e protestuesve, ai u paralajmërua nga kryeparlamentari. Ndërkohë, pasi mori dy masa disiplinore, Peleshi e përjashtoi nga seanca. Ndërkohë, Shehaj vijoi të qëndronte në sallë, ndërsa lëshonte akuza.