TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Redi Llanaj, i cili mbron ligjërisht Monika Kryemadhin, nuk është lejuar të futet sot në ambientet e gjykatës.
Shkak është bërë refuzimi i tij për të hapur çantën personale për kontroll fizik. Edhe pse çanta kaloi fillimisht në skaner, punonjësit e sigurisë kanë kërkuar një verifikim më të imtësishëm manual.
Pas kundërshtimit të avokatit për t’iu nënshtruar kësaj procedure, efektivët e sigurisë kanë zbatuar rregulloren duke i bllokuar atij hyrjen në institucion.