AKTUALITET, 21 Nëntor 2023, 17:30

Vizitoi Belerin në burgun e Durrësit, ministri grek: Të jepet drejtësi. Bashkia e Himarës e vetmja në botë që s’ka kryetar!

Vizitoi Belerin në burgun e Durrësit, ministri grek: Të jepet

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, pasi ka takuar Fredi Belerin tha se Bashkia e Himarës është e vetmja bashki ne Evropë që nuk ka kryetar.

“Kërkojmë që hallkat gjyqësore shqiptare të shprehin dhe të japin drejtësi. Nesër shpresojmë që më në fund drejtësia shqiptare të japi drejtësi për Fredi Belerin”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Prej kohësh, Fredi Beleri ka kërkuar nga Gjykata leje për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës, i cili fitoi nga burgu votimet e 14 majit ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve.