AKTUALITET, 27 Shkurt 2025, 09:28

Rama: Kur Trump mori mandatin e parë më thanë ‘ik vetë se do vijë të të marrë zvarrë’, por do ta shihni Amerikën dhe marrëdhëniet me SHBA

Rama: Kur Trump mori mandatin e parë më thanë ‘ik vetë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale edhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama nuk foli për diçka konkrete, por tha se “do ta shikoni Amerikën dhe marrëdhëniet me Amerikën”.

Kreu i qeverisë kujtoi kohën kur Donald Trump mori mandatin e parë, që në Parlament i thane “ik vetë se do vijë Trump të të marrë zvarrë”.

“Çfarë do të dish ti për Amerikën, për marrëdhëniet me Sorosin? Apo ta kanë marrë dhe ty trurin peng dhe të fusin cdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë.

Do t’i shihni Amerikën, mos kini merak. Do ta shihni edhe marrëdhënien me Amerikën edhe mbështetjen e Amerikës do ti shikoni sic i keni parë, por ju nuk mbani mend.

E keni kujtesën e dobët sepse ju mban këneta peng.

Ju kujtohet që kur fitoi Trump herën e parë që mu çuan mua në Parlament dhe më thanë ik vetë tani se do vijë Donald Trump të të marrë zvarrë! Ju kujtohet? Si vazhdoi puna? Apo kësmet”, tha Rama.

Rama tha e kanë harruar si vazhdoi historia, pasi këneta u ka marrë peng trurin.

“O vdeksha unë për ty. Ca do të dish për marrëdhënien me Soros, apo ta kanë marrë edhe ty trurin peng edhe të fusin çdo ditë gjilpërën me llum kënete në kokë. Do ta shihni edhe Amerikën, edhe marrëdhënien me Amerikën, edhe mbështetjen e Amerikës.

Gjitha do t’i shini, siç i keni parë. Po s’mbani mend se e keni kujtesën e dobët dhe u mban këneta peng. Ju kujtohen kur fitoi Trump mandatin e parë dhe thanë ik vete se do vijë Trump të të marrë zvarrë. Si vazhdoi pastaj puna, apo kismet", tha Rama.