AKTUALITET, 26 Shkurt 2025, 20:13

Skandali me tenderat tek Universiteti Bujqësor, GJKKO merr vendim, ndryshon masa për profesorët, 4 të tjerë mbeten pas hekurave

Skandali me tenderat tek Universiteti Bujqësor, GJKKO merr vendim, ndryshon

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vendosi pas disa orësh seancë gjyqësore masat ndaj 24 të arrestuarve me urdhër të SPAK, për skandalin me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. GJKKO vendosi lënien në fuqi të masës arrest me burg për katër shtetas, Edmon Tërthorja, Altin Murto, Amarildo Lleshi dhe Mehmet Qoshka.

Janë ndryshuar po ashtu masat për katër profesorë, nga arrest shtëpiak në detyrim paraqitje, ndërsa janë lënë në fuqi të gjitha masat e detyrimit me paraqitje, gjithsej 9 masa, mes tyre edhe për dy zëvendës rektorët.

24 arrestuarit me urdhër të SPAK, janë zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, biznesmenë, por edhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.

Seanca ishte parashikuar të niste në orën 10:00, por me kërkesë  të avokatëve për t’u njohur me dosjen, GJKKO rinisi gjyqin në orën 14:00.

Personat nën hetim akuzohen për abuzime në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë prej 900 mijë eurosh.

SPAK thotë se zyrtarë të UBT në bashkëpunim me biznese frynin tenderat dhe përfitonin paratë.